Telegrafi

AKP-ja deponon në BQK mbi 384 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKB), ka njoftuar nëpërmjet një komunikatë për media se ka rritur shumën e mjeteve të deponuara në Bankën Qendrore të Kosovës.

“Shumën prej 45 milionë e 999 mijë euro AKP e ka deponuar të mërkurën, me 29 shtator 2010, kurse 59 milionë e 989 mijë euro janë deponuar të premten”.

Nga kamata prej deponimit të shumave të fundit, Fondet e Mirëbesimit do të përfitojnë 347 mijë euro.

“Deri më tani AKP ka deponuar në BQK 384 milionë e 29 mijë euro, apo 80.03 për qind të shumës së përgjithshme të Fondeve të Mirëbesimit për periudha kohore prej 1 muaji deri në 1 vit dhe ka rritur normat e interesit mbi 10 herë nga sa ishte më parë. Nga normat e rritura të kamatave do të shtohen Fondet e Mirëbesimit për 1 milion e 150 mijë euro”, është thënë në një komunikatë për media të AKP-së.

Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani në Fondet e Mirëbesimit janë grumbulluar 479.5 milionë euro. AKP është në bisedime me drejtuesit e BQK-së për deponimin edhe të mjeteve të tjera. /Telegrafi/