Telegrafi

AKP falë të dështuarit

Këtë e tha drejtori menaxhues i APK-së Shkelzen Lluka pas një takimi në OEK. “Ne si AKP kemi ngrit çështjen me OEK për të organizuar një debat me Bankat Komerciale në Kosovë me të gjithë të interesuarit për mbështetjen e ndërmarrjeve të cilat janë të privatizuara me Spin off special dhe të cilat në një masë të madhe kanë dështuar me përmbushjen e tyre në investim. Pra ne jemi të përkushtuar të gjejmë zgjedhje e jo ti ndëshkojmë ato ndërmarrje”, theksoi ai.

Lluka nuk e konsideron këtë si falje të këtyre ndërmarrjeve, por ai thotë se jemi duke kërkuar mundësi të gjejmë një zgjidhje për përmbushjen e obligimeve kontraktuale që dalin nga ato kontrata.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu njoftoi se së shpejti do të mbahet një takim me Bankat Komerciale, të shikohen mundësit se çfarë mund tw bëjmë me to për ti ndihmuar këto ndërmarrje. “U pajtuam që javën e ardhshme të kemi një debat mu në këtë drejtim, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të shoqatave, biznesmenë, përfaqësues të bankave, dhe kompani të sigurimit për të biseduar për qasjen në procesin e privatizimit dhe përkrahjes së ndërmarrjeve indidivuale”, theksoi Gërgjaliu.

Lluka ka treguar se AKP-ja është duke punuar me një ritëm te përshpejtuar ne nxjerrjen e ligjeve te reja qe rregullojnë fushën e privatizimit, likuidimit, funksionimin e Odes se Veçante të Gjykatës Supreme, e cila për një kohe është pengesë ne zhvillimin e procesit privatizim. “Do të nxjerrim edhe një ligj të posaçëm e për Trepçën pasi qe Trepça konsiderohet si një ndërmarrje e rëndësie te veçante qe mund te ketë ndikim shume te madh ne zhvillimin e ekonomisë se Kosovës”, tha drejtori i AKP-së.

AKP në bazë të ligjit aktual nuk aplikon metodat e Spin off special. Kontratat janë nënshkruar në kohën e AKM-së, por që është bërë problem interpretimi i neneve të kontratës me ligjet aktuale. /Telegrafi/