Telegrafi

AKP dhe MTI nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Në një njoftim zyrtar të MTI-së thuhet se, Memorandumi ka për qëllim që të rregullojë çështjen e regjistrimit të ndryshimeve statusore të ndërmarrjeve të shitura përmes metodës së "Spin off-it special". 

"MTI do të kryejë verifikimin, nëse ndërmarrjet e privatizuara apo ato që do të privatizohen në të ardhmen përmes Spin Off-it Special kanë ndryshuar emrin e shoqërisë, kanë rritur kapitalin themelues dhe nëse kanë emetuar aksione shtesë, nëse blerësit kanë bartë ndonjë interes të tyre, lidhur me pronësinë mbi këto aksione, tek personat e tretë si dhe nëse kanë regjistruar ndonjë peng pranë Zyrës së Pengut".

Po ashtu, sipas memorandum palët janë pajtuar që MTI të mos mundësojë kryerjen e asnjë ndryshimi të cekur me sipër nga blerësit e Ndërmarrjeve të Reja përmes Spin Off-it Special pa pëlqimin paraprak të AKP. 

AKP-ja është duke i bashkërenditur punët rreth përgatitjes dhe nënshkrimit të Memorandumeve të tjera të Mirëkuptimit me Ministritë përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/