Telegrafi

AKP 12 milionë euro nga procesi i likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit, për këto shitje të aseteve ka njoftuar menaxhmentet e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen. “Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 4 përmban 21 Njësi.

Të gjitha këto asete do të privatizohen përmes likuidimit”, thuhet në komunikatë. Afati i fundit për para-kualifikim është deri më 10 tetor.

Deri më tani, Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes procesit të likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve ka tenderuar 61 asete, kurse në fondin e mirëbesimit nga procesi i likuidimit, AKP i ka grumbulluar rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/