Aurélien Tchouameni do të luajë për Real Madridin. Marrëveshja mes Los Blancos dhe Monacos është kompletuar dhe mesfushori francez do t’i bashkohet mbretërve nga fillim sezoni 2022-23.
Pritet që në orët në vijim ardhja e mesfushorit te Real Madridi mund të zyrtarizohet.
Ai ka refuzuar propozimet e klubeve të tjera të mëdha të kontinentit si PSG dhe Liverpool.
Parisienët janë përpjekur deri në momentin e fundit, por lojtari ka qëndruar i vendosur në dëshirën për t’iu bashkuar me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Tani Real Madrid ka në dorë treshen që do ta zëvendësojë Casemiron, Luka Modricin dhe Toni Kroosin.
Emrat e ri në mesfushë do të jenë Tchouameni, Edouardo Camavinga dhe Fede Valverde. /Telegrafi/