Një prej pjesëtarëve të Komisionit Zgjedhor në Keni (IEBC) ka dhënë dorëheqje me arsyetimin që shteti nuk është në gjendje të mbajë zgjedhje të besueshme javën tjetër.
Roselyn Akombe ka thënë që komisioni zgjedhor është nën sundimin politik dhe i paaftë të arrijë marrëveshje apo të marrë vendime, raporton BBC.
Akombe është shprehur se jeta e saj ka qenë në rrezik në Kenia, duke qenë se kishte pranuar numër të madh të kërcënimeve me vdekje teksa banonte atje.
Gjykata Supreme ka anuluar zgjedhjet e 8 tetorit si rezultat i parregullsive ligjore, zgjedhje këto që nxorën fitues sërish presidentin aktual të Kenisë, Uhuru Kenyatta.
Ndërkaq kandidati nga opozita në Keni, Raila Odiga ka thënë që kanë arritur në përfundim se Komisioni Zgjedhor nuk do të bëjë asnjë ndryshim në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
“Ne kemi arritur në përfundim që Komisioni Zgjedhor (IEBC) nuk ka asnjë qëllim për të ndërmarrë masa apo ndryshuar asgjë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe personelin”, ka thënë përfaqësuesi i partisë opozitare NASA, Mr Odiga.
Në anën tjetër, kundërshtari i tij në pozitë, Presidenti Kenyatta është shprehur pozitiv për zgjedhjet e radhës dhe është shprehur se është i bindur në fitore.
“Ne nuk kemi ndonjë problem të kthemi në zgjedhje. Ne jemi të sigurt që do të marrim edhe më shumë vota kësaj here”, është shprehur Kenyatta.
Komisioni zgjedhor ka raportuar që Kenyatta ka fituar në zgjedhjet e gushtit me një numër prej 1.4 milionë votash ose 54% te votave, përkundër Odigës që ka marrë 45%.