Kthehet tensioni në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, ku më shumë se 700 manifestues palestinezë kanë mbetur të plagosur në përleshjet me ushtrinë izraelite, pasi janë goditur nga plumba me gaz.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Demonstruesit kanë hedhur bomba me flakë kundër ushtarëve dhe kanë djegur flamurin izraelit.
Mes personave të plagosur në përleshje ka edhe disa gazetarë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor, përcjell BW.
Janë mijëra personat e mbledhur në barrierën ndarëse, që prej të premtes dhe përleshjet vazhdojnë ende.
“Të ashtuquajturat demonstrime nuk janë gjë tjetër veçse një tentativë e Hamas për të terrorizuar Izraelin”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite Jonathan Conricus, që pranon që protestat janë të ‘mbështetura nga Iran’.
Pranë Khan Yunis, në jug të Vendit, manifestuesit kanë djegur foton e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe të princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman, që i konsiderojnë ‘Miq të Izraelit’.
Data zyrtare e fundit të protestave është fiksuar për 15 maj, që për Palestinezët korrespondon në ditën e “Nakba” (“katastrofës”), ku kujtohen më shumë se 700 mijë të vrarët dhe të dëbuarit e luftës së 1948, që sanksionuan krijimin e Shtetit Hebraik.