Kur Bugatti prezantoi Centodieci në Pebble Beach gjatë vitit 2019, erdhi me një çmim prej 8 milionë eurove.
Megjithatë, një biznesmen japonez dëshiron ta shet një prej 10 njësive të kufizuara, për 12,5 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Por ekziston vetëm një problem – vetura e shtrenjtë nuk do të mund të vozitet deri vitin e ardhshëm.
Centodiecin e shet një tregtar nga Tokio, i njohur në tregun holandez me James Edition.
Bëhet fjalë për një veturë që akoma nuk është prodhuar, e vetura është planifikuar t’i dorëzohet pronarit në janar të vitit të ardhshëm.
Në gjuhën italiane Centodieci do të thotë 110, dhe nderon modelin legjendar EB110. Gjithashtu feston 110-vjetorin e themelimit të kompanisë Bugatti.
E pavarësisht që duket si një Bugatti modern, Centodieci bartë logon EB100, në veçanti në pjesën e përparme të maskës.
Nën xham ka motorin W16 që prodhon 1600 kuaj-fuqi, që i mundëson që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 2,4 sekonda.
Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 380 kilometra në orë. /Telegrafi/