Site icon Telegrafi

Akoma nuk ka zgjidhje transporti i nxënësve në komunën e Tetovës

Çështja e transportit të nxënësve në komunën e Tetovës nuk është zgjidhur ende, pavarësisht premtimit të autoriteteve lokale për kapërcimin e shpejtë të tij. Nxënësit transportin i cili duhet të jetë pa pagesë, e paguajnë nga xhepi, ndërsa është rritur edhe numri i nxënësve që bojkotojnë mësimin për shkak të këtij problemi.

“Është problem tejet i madh për ne nxënësit se çdo ditë duhet të paguajmë transport e kjo përveç që ndikon në aspektin tonë ekonomik ndodh në shumë raste të mungojmë edhe në shkollë. Po na ndikon se nuk mund çdo herë të arrijmë të jemi në orët mësimore”

“Po çdo ditë paguajmë, thonë që do rregullohet po nuk është duke u rregulluar”.

“Po prej xhepave tonë paguajmë, 60 denar që vijmë këtu dhe që kthehemi në shtëpi”.

I tërë problemi ka lindur si pasojë e borxhit prej rreth 5 milion eurosh që ka komuna ndaj kompanive të transportit, mjete këto që ndonëse janë lëshuar nga Ministria e Arsimit, nuk kanë përfunduar tek kompanitë dhe dikush për këtë duhet të mbajë përgjegjësi, u shpreh Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu, njofton Alsat M. /Telegrafi/

Exit mobile version