Site icon Telegrafi

Akoma nuk ka filluar trajnimi për policët e rinj të MPB-së, disa prej tyre sot protestuan

Kandidatët për policë nga klasa e viti 2017 kërkojnë që të fillojnë me trajnimet në MPB. Ata thonë se tanimë tre muaj janë vonuar me fillimin e trajnimeve për marrjen e aftësive policore. Për këtë arsye sot para Ministrisë së Punëve të Brendshme një pjesë e 600 policëve të ardhshëm dolën në protestë të qetë. Ata thonë se nuk e dinë se për çfarë arsye është shtyrë fillimi i trajnimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

]Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se trajnimi për policët e rinj është vonuar, për shkak se nuk ka përfunduar procedura e selektimit.

Sipas konkursit për policë të rinj, trajnimi i kandidatëve duhej të fillonte në muajin tetor vitin e kaluar. Në qershor të vitit të kaluar MPB-ja e nënshkroi shpalljen për punësim të 653 kandidatëve të cilët mbaruan trajnimin, të cilët duhej të punësoheshin në 13 stacione policore në gjithë shtetin./Telegrafi/

Exit mobile version