Site icon Telegrafi

Akoma kohë për të aplikuar në Miss Kosova 2016: Këto janë detajet

MISS KOSOVA është spektakël zyrtar i bukurisë i cili fillimisht është organizuar në Kosovë në vitin 1992.

Promovimi i vlerave kulturore, turizmit dhe bukurisë kosovare janë qëllimet kryesore të organizatorëve dhe gjithmonë në një mënyrë të denjë edhe përfaqësimin e bukurisë kosovare.

E “Miss Kosova 2016” – do të bartë në vete një tjetër qëllim tejet të rëndësishëm.

Tema e edicionit do të jetë kampanja për vetëdijësimin e gruas për kancerin e gjirit. Duke e bërë si temë kryesore të kesaj ngjarjeje, ky edicion do të jetë në të njejtën kohë edhe një kampanjë vetëdijësuese për sëmundjen, gjatë spektaklit dhe promovimit të tij.

Duke e promovuar këtë edicion të “MISS KOSOVA” si të tillë, edhe anëtarët e jurisë do të përbëjnë persona të cilët në një mënyrë, kanë kontribuar për vetëdijësimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit tek femrat, duke përfshirë gratë që kanë ngritur zërin dhe kanë filluar iniciativa për mbrojtje e grave në përgjithësi.

Një kauzë e tille do ta bënte ngjarjen edhe më të veçantë, duke i dhënë kështu një shtytje këtij problemi dhe gjithmonë duke promovuar hapësirë më të madhe diskutimi në opinionin publik.

Pjesë e këtij edicioni, duke përkrahur do të jenë edhe 5 vajza përfaqësuese të bukurisë nga 5 vende të ndryshme të botës, të cilat së bashku me 200 vajza të tjera nga mbarë bota kanë hapur një fondacion në përkrahje të femrave të prekuara nga kanceri i gjirit.

Pëveç që do të jenë pjesë e jurisë, këto vajza do të ndajnë me ne eksperiencën e tyre shumë-vjeçare në përkrahje të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit.

Kjo kampanjë do të vazhdoj gjatë tërë vitit edhe pas spektaklit, duke e marrë përsipër fituesja e “Miss Universe” që ta promovojë atë më tutje, gjithmonë nën përkujdesjen e ekipit të “Miss Kosova”.

Aplikimi ka filluar dhe do të jetë i hapur deri me datë 15 Gusht në www.misskosova.info

Nata finale do të mbahet me datë 7 Shtator ne KLAN Kosova

Recommend Share/export

Exit mobile version