Telegrafi

Akoma asnjë reagim nga institucionet për vdekjen e 74 vjeçarit nga Kumanova (Video)

Heshtje lidhur vdekjen tragjike të 74 vjeçarit, Sefedin Ibrahimi i cili një ditë më parë humbi jetën pas rrëzimit në një nga rrugët me akull në Kumanovë. Ende asnjë njoftim nga spitali, por edhe Ministria e Brendshme ndërsa nga komuna mbeten në qëndrimin se nuk do të komentojnë pa përfunduar hetimet.

Familjarët e viktimës thanë se Ibrahimi vdiq nga rrëzimi në rrugët e pa pastruara nga bora. Kamera e televizionit Alsat-M edhe sot regjistroi rrugët dhe trotuare të pa pastruara pranë Shkollave fillore “Bajram Shabani” dhe Sh.f.“Naim Frashëri” në pjesën qendrore. Për shkak të rrezikut, nxënësit shoqërohen nga prindërit e tyre deri në hyrje të shkollës.

Lexo po ashtu Rrëshqitja në akull i shkaktoi vdekjen 74 vjeçarit kumanovar

Për neglizhencën e autoriteteve komunale banorët kanë reaguar një kohë të gjatë, por nga komuna kanë thënë se janë në terren megjithatë prania e tyre është vërejtur vetëm se pas rastit tragjik me 74 vjeçarin./Telegrafi/