Në territorin e shtetit ka nëntë zjarre aktive në pyje dhe zjarre në ambiente të hapura, njoftoi sot përmes një video-fjalimi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.
Gjithsej në territorin e shtetit janë të angazhuar 150 pjesëtarë të Armatës, 30 pjesëtarë të MPB-së, si dhe 40 pjesëtarë të DMSH-së. Tani për tani në shuarjen e zjarreve, siç deklaroi Angellovi, veprojnë vetëm fluturaket tona, gjegjësisht dy “air traktorët” e DMSH-së, dy helikopterë të MPB-së, si dhe dy helikopterë të Armatës.
“Fatkeqësisht, nga fluturaket e huaja ka mbetur vetëm helikopteri malazez, i cili ka pasur një defekt dhe momentalisht është në servisim dhe nëse rrregullohet me sukses, do të vazhdojë të operojë edhe sot”, tha Angellovi.
Në territorin e komunës së Çashkës, mbi fshatrat Gabren, Mokren dhe Bogomillë, linja e zjarrit është shumë e gjatë, thotë Angellovi, ndrsa sot në mëngjes kaë vepruar një helikopter i armatës dhe një helikopter i policisë, ndërsa nga toka veprojnë zjarrfikësit lokalë, të ndihmuar. nga 30 pjesëtarë të Armatës dhe një ekip i Pyjeve Kombëtare.
Në komunën e Çashkës ka një zjarr dhe në majën e Lisecit, ku punojnë zjarrfikësit lokalë me ndihmën e 25 pjesëtarëve të Armatës.
Angellovi infomon se zjarri në malin Serta po përhapet dhe se ka një vatër të madhe mbi fshatin Puhçe që lëviz në drejtim të fshatit Sellcë.
Aktiv është edhe zjarri në mes të fshatrave Tazhevë dhe Breznicë të Komunës së Makedonski Brodit. Aty në mëngjes është dërguar një helikopter i Armatës, i cili për shkak të tymit të dendur nuk ka mundur të veprojë.
“Pak më vonë, helikopteri u nis sërish, por tymi i dendur nuk e lejoi. Nga toka punojnë 30 pjesëtarë të Armatës, të cilët i ndihmojnë zjarrfikësit vendas dhe ekipin nga Pyjet Kombëtare”, informon Angellovi.
Zjarr ka rënë edhe në atarin e fshatit Farish, ku kanë ndërhyrë 30 pjesëtarë të Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë, ndërsa pasdite aty është dashur të shkojnë dy “air traktorët” e DMSH-së, por për shkak të shfaqjes së pikave të nxehta në malin Serta, përballë fshatit Kalanjevë, ato janë devijuar.