Site icon Telegrafi

Aknet para-adoleshente

Aknet para-adoleshente janë një sindromë me etiologji multifaktoriale. Aknet e të porsalindurve dhe "mini-puberteti" shoqërues rezultojnë prej hormoneve qarkulluese të nënës, kurse zgjatja ose zhvillimi i akneve pas periudhës neonatale mund të jetë formë e akneve kozmetike, akneve nga barnat, ose pjesë e sëmundjeve endokrine.

Në mungesë të ndonjërit nga etiologjitë e mundshme, një ndërrim i mundshëm kualitativ ose kuantitativ i sintezës së androgjenëve lëkurorë ose të metabolizmit, do ta risin ndjeshmërinë e organeve të brendshme si mekanizëm patogjen për aknet para adoleshente. Këto i ndajmë në: aknet e të porsalindurve, infantile dhe fëmijërore.

Aknet e të porsalindurve (neonatale)– janë gjendje e zakonshme, e cila definohet për periudhën në katër javët e para të jetës. Ato zhvillohen disa ditë pas lindjes, gjinia mashkullore dominon dhe është e karakterizuar me puprra ose puçrra kalimtare të cilat zakonisht pastrohen spontanisht, për disa ditë ose javë. Këto akne janë të shprehura me stimulimin e gjëndrave dhjamore nga progesteroni qarkullues nga nëna.

Aknet infantile përfshijnë ato raste të cilat vazhdojnë pas periudhës neonatale ose për herë të parë janë pas periudhës katër javore të paslindjes. Zhvillimi i këtyre akneve mund të vazhdoj në periudhën e fëmijërisë,pubertetit ose të pjekurisë.

Aknet e fëmijërisë. Këto akne mund të janë vazhdim i akneve infantile ose për herë të parë të paraqiten në moshën 2 vjeçe. Kjo është formë jo e zakonshme, dhe predominon te gjinia mashkullore. Grumbullimi i komedoneve, puprrave, puçrrave dhe qeskave mund të ndodh vetëm, ose në ndonjë kombinim, zakonisht lokalizohen në fytyrë. Zgjatja e tyre është e ndryshme,prej disa javësh deri në disa vite, dhe nganjëherë zgjasin në aknet shumë të ashpra.

/Telegrafi/

Exit mobile version