Dr. Shkëndije Dobruna
Dermatologe dhe Dermatokirurge
044 161 317
Shkaktari i shfaqjes së akneve janë të shumtë. Në rend të parë është komponenta trashëguese (gjenetike) që bën një lëkurë të prodhon më shumë yndyrë. Kjo zakonisht është e shoqëruar me fenomenin e mbylljes së poreve (hiperkeratinizimit), shtuar prezencën e baktereve dhe demodex foliculorum, që bënë këtë situatë edhe më të rëndë me qelbosjen e ndryshimet bazike.
Ndonjëherë përkeqësimi ndodh edhe për shkak të faktorëve iniciues, siç janë: provokimet nga çrregullimet hormonale, çrregullimet e traktit gastrointestinal, stresi, jeta jo e shëndetshme dhe ushqimi jo i përshtatshëm, që bën dermatologun gjithherë të përpiqet të kërkojë arsyen.
Varësisht nga lloji, aknet mund të jenë: Papulopustuloze, komedonice, miliare, nodular, cystike, conglobata dhe keloidale.
Trajtimi i akneve kërkon përkushtim të madh si nga dermatologu, ashtu dhe nga individi. Varësisht se çfarë lloj aknesh dhe mosha, varet edhe mënyra e mjekimit. Ndonjëherë loz rol edhe gjinia dhe puna që bën individi.
Mjekimi konsiston në pastrimin adekuat, dhe përdorimin e kremrave që kanë për qëllim qetësimin e puçrrave, zvogëlimin e numrit të baktereve, eliminimin e qelbit eventual.
Gërryerjen e lehtë të lëkurës me qëllim të hapjes së poreve.
Nëse nuk mjafton kjo terapi, shtohen antibiotiket ka goja (per oral), kryotherapia, dhe pastrimi nën mbikëqyrjen e dermatologut.
Në raste kur përkundër mjekimit të akneve, llojet e tyre që lënë shenja në formë vrimash, duhet të ordinohet terapia tabletare me tretinoine. Gjatë kësaj kohe është e domodsdoshme të përcillet pacienti një herë në muaj për shkak të efekteve anësore.