Telegrafi

AKMIS, kompania mirëmbajtëse nuk flet për problemet

Kompania “Neokom” nga Shkupi, e cila e mirëmban sistemin AKMIS nëpër gjykata, nuk ka arritur të vërej nëse ka pasur manipulime pasi kanë punuar vetëm në pjesën e hardverit. Sistemin dhe softuerin nga vendosja e sistemit elektronik për shpërndarjen e lëndëve e ka mirëmbajtur kompania Edusoft, e cila edhe e ka zbatuar. Alsat M sot kontaktoi me këtë kompani kompjuterike nga Shkupi, por nuk morën përgjigje nëse vitet e shkuara kanë vërejtur se AKMIS është keqpërdorur nga kryetarët e gjykatave.

Manipulime serioze me këtë sistem ka vërejtur komisioni i Ministrisë së Drejtësisë pas inspektimit në Gjykatën penale. Ndarja e lëndëve në dorë, lëndë për paraburgim, gjithashtu të ndara në dorë, si dhe një sistem paralel me AKMIS-in, janë pjesë e keqpërdorimeve eventuale që u konfirmuan pas inspektimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Jozyrtarisht, grupi i punës prej nesër duhet ta kontrollojë sistemin AKMIS, në Gjykatën Supreme që të sigurohet nëse edhe atje ndoshta ka pasur keqpërdorime.

Paralelisht me Komisionin e drejtësisë, abuzime në ndarjen elektronike të lëndëve heton edhe Prokuroria Speciale. Me urdhër të gjykatës së Gjevgjelisë, Specialja dhjetë ditë më parë kreu bastisje te gjykatësi Vlladimir Pançevski I cili në të kaluarën udhëhiqte me Gjykatën Penale. Katica Janeva dyshon se ai ka ndarë lëndë në dorë, I ka kurdisur rastet e tyre te gjykatës të besueshëm për ta, ndërsa ka pasur qasje në sistem edhe nga shtëpia. Atij I janë marrë dy celularë, si dhe të dhëna nga kompjuteri. Pançevski demanton dhe akuzon për procedurë joligjore.

Pas kësaj vijoi kundër-reagimi i shefit të Supremes, Jovo vangellovski. Edhe pse ka qasje direkte në AKMIS sistemin në ndërtesën ku punon, ai shkoi në Gjevgjeli për të hetuar nëse është abuzuar sistemi. Është indikative se vizita vijoi disa ditë pasi Specialja mori urdhër, pikërisht nga gjykata e Gjevgjelisë, për bastisje te gjykatësi Paneçvski.