Telegrafi

AKK: Korrupsioni dëmtoi buxhetin për 36 milionë euro

Gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti AKK i ka proceduar në prokurori 21 raste të dyshuara korrupsioni, 8 prej të cilave kanë të bëjnë me qeverinë, ndërkaq dëmi që është shkaktuar nga këto raste korruptive kap shumën rreth 6 milionë euro.

Këto të dhëna u bënë publikë nga zyrtarë të kësaj agjencie, gjatë një debati me të rinjtë në Prishtinë, të organizuar në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). /Telegrafi/