Telegrafi

AKK jep sqarime pas mosmiratimit të strategjisë kundër korrupsionit

Tutje në njoftim thuhet se si rrjedhojë e kësaj dhe duke marr parasysh nevojën që ka Kosova për të pasur një strategji kundër korrupsion si dhe rekomandimet që janë dhënë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian se Kosovës i duhet urgjentisht një dokument i tillë dhe me një përkushtim të madh AKK-ja iu qasë procesit të përpilimit të këtij dokumenti sikurse edhe planit të veprimit kundër korrupsion.

“Procesi për përpilimin e strategjisë kundër korrupsionit ka qenë i hapur dhe në finalizimin e tij kanë marr pjesë saktë 21 institucione të Kosovës si dhe eksperti i Këshillit të Evropës çka nënkupton se i dhanë relevancën dhe legjitimitetin e plotë si një dokument kombëtar kundër korrupsionit”.

Në po të njëjtin njoftim thuhet se duke ju referuar Ligjit Kundër Korrupsionit AKK-ja këtë projekt strategji të përfunduar e dorëzojë në fillim të shtatorit të vitit 2007 në Qeverinë e Kosovës e cila e procedojë në Kuvend në fillim të këtij viti. Tri komisionet funksionale të Kuvendit i dhanë dritën jeshile këtij dokumenti që të vihet për miratim në Kuvend.

“Mirëpo, në seancën e djeshme shumica e deputetëve të Kuvendit votuan kundër miratimit të këtij dokumenti. Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit e respekton këtë vendimin të deputetëve të Kuvendit”.

AKK-ja ka njoftuar se përpilimi i strategjisë kundër korrupsionit është vetëm njëri nga detyrat e shumta kundër korrupsionit që ka Agjencioni. Fakti që shoqëria e Kosovës ka nevojë për një ambient të dinjitetshëm dhe të pa korruptuar, AKK e deklaron edhe një herë fuqishëm përkushtimin e vetë të plotë në luftimin e këtij fenomeni që po mundohet të gërryen shpirtin e shoqërisë së Kosovës.

“AKK inkurajon qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët që nga fillimi ishin aleati kryesor i luftës sonë kudër korrupsionit që të vazhdojnë me besnikëri bashkëpunimin me ne në mënyrë që korrupsionit si fenomen prezent në Kosovë ti prehet rruga”. /Telegrafi/