Telegrafi

AKK dhe EULEX, bashkë kundër korrupsionit

Nënshkruesit e këtij memorandumi thane se një gjë e tille ka qenë shumë e nevojshme në mënyrë që të sigurohet një luftim më i efektshëm ndaj fenomeneve kriminale të lidhura me korrupsionin në Kosovë.

"Ky memorandum do të kontribuojë për të siguruar një bashkëpunim më të efektshëm në mes të AKK-së dhe prokurorëve të EULEX-it, përmes këmbimit të sakta të informative në mes dy palëve. Kjo marrëveshje e cila bashkon kapacitetet e dy palëve është përpjekje shtesë e AKK-së dhe kryeprokurorit të EULEX-it me qëllim që në Kosovë të sundojë e drejta dhe ligji", thuhet në komunikatën e AKK-së. /Telegrafi/