Drita triumfoi 3-0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Akis Vavalis debutoi me fitore te skuadra gjilanase, ndërsa pas ndeshje ka thënë se është i lumtur me rezultatin duke pasur parasysh kohën e shkurtër që pati për të përgatitur skuadrën.
“Jam shumë i lumtur, i lumtur për djemtë pasi kemi pasur vetëm pak ditë për t’u përgatitur”, ka thënë fillimisht trajneri grek për ArtSport.
“Nuk e kam pritur një gjë të tillë sepse Ferizaj dëshiron të mbetet në ligë. Gjëja e rëndësishme është fitorja, pasi na mban lartë në tabelë. Në përgjithësi mendoj se e merituam fitoren”.
“Do të jetë shumë e rëndësishme për pjesën tjetër të kampionatit. Ne jemi gati për ndeshjet e ardhshme. Nuk po mendojmë për Ballkanin”.
“Duhet të mendojmë për Llapin fillimisht sepse na duhen tri pikë”, ka shtuar më tej Vavalis. /Telegrafi/