Akil Gjakova ka vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror.
Xhudisti nga Kosova ka qenë fantastik në Baku të Azerbajxhanit.
Pejani fitoi me lehtësi ndaj kundërshtarit hungarez Magner Mendes në rrethin e tretë.
Më pas ai u përball me Miklos Ungvari nga Hungaria, duke e mposhtur.
Tash Akili u kualifikua në çerekfinale dhe përballet ndaj kazakut, Smagulov.
Xhudisti jonë bën gara në kategorinë deri -73 kilogramë. /Telegrafi/