Telegrafi

Akili mposhtet në çerekfinale, kërkon medaljen e bronztë me anë të repesazhit

Xhudisti jonë, Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Kampionatit Evropian për seniorë që po mbahet në Montpellier të Francës, por është në garë për medaljen e brontë.

Pas dy fitoreve radhazi, xhudisti jonë u mposhtë në çerekfinale të kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në këtë ndeshje, Gjakova u mposht me ‘ippon’ nga Petru Pehlivan nga Moldavia.

Megjithatë, pejani është në garë për medaljen e bronztë,

Ai do ta kërkoj atë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me hungarezin Daniel Szegedi.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, xhudistet nga Kosova fituan dy medalje.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/