Komiteti Olimpik i Kosovë (KOK) ka ndarë çmimet kryesore të vitit 2019 në një ceremoni të mbajtur sot (e enjte) mbrëma.
Xhudisti Akil Gjakova për herë të dytë radhazi vlerësohet si “Sportisti i Vitit”.
Gjakova pati një tjetër vit të suksesshëm, duke fituar pikë Olimpike, të cilat e mbajnë atë brenda normës Olimpike Tokio 2020.
Akili gjatë vitit 2019 fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e Budapestit, ndërsa suksese shënoi edhe në Top-Mastersin e Qingdaos së Kinës, ku lëndimi ia mohoi medaljen dhe përfundoi në vendin e pestë.
Në vendin e pestë doli edhe në Grand Slamin e Parisit dhe atë të Baku. /Telegrafi/