Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova e ka nisur mirë turneun në Abu Dhabi.
Pejani garon në kategorinë deri në -73 kilogramë e ka nisur me fitore.
Ai fillimisht ka triumfuar ndaj Mirzojamil Ramazonov nga Taxhikistani.
Ndërkohë për ta siguruar çerekfinalen, Gjakova ka mposhtur gjermanin Igor Wandtke.
Në çerekfinale, Akili pret fituesin e duelit Turaev –Pertelson. /Telegrafi/