Site icon Telegrafi

Akil Gjakova i siguron medaljen e tretë Kosovës në “Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018”

Po vazhdon me sukses të shfaqen xhudistët tanë në garat ndërkombëtare që po zhvillohen në Spanjë.

Pas Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, tashmë është radha e Akil Gjakovës që i ka sjell një sukses Kosovës.

Pejani është xhudisti i radhës që i siguron medalje Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Xhudisti ynë u kualifikua në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Në gjysmëfinale, Akili mposhti Mohamed Mohyeldin të Egjiptit.

Theksojmë se në çerekfinale xhudisti ynë mposhti me Ippon spanjollin, Javier Ramirez.

Kujtojmë se Gjakova në raundin e parë e kaloi pa luftë pasi që nuk kishte kundërshtar.

I pranishëm në përkrahje të xhudistëve tanë në Lojërat Mesdhetare, është edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi

Ndryshe, Distria dhe Nora gjatë ditës së djeshme kanë rrëmbyer medalje të arta në kategoritë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version