Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka kaluar në finale të Grand Prixit që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Akil Gjakova ka vazhduar shkëlqimin, pasi pas tri fitoreve dhe fitores në çerekfinale, ka fituar edhe gjysmëfinalen.
Xhudisti pejan ishte më i mirë se kundërshtari i tij nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev.
Fitorja e pejanit erdhi në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në finale, Akili do të përballet me xhudistin rus, Georgii Elbakiev. /Telegrafi/