Site icon Telegrafi

Akil Gjakova reagon në rrjetet sociale pas shpalljes kampion i Evropës

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka shfyrtëzuar rrjetet sociale për të reaguar pasi u shpall kampion i Evropës në Lisbona të Portugalisë.

Dita e sotme (e shtunë) ishte e madhe për sportin e Kosovës, e në veçanti për xhudon.

Kjo pasi, Akil Gjakova ia sjelli një medalje të artë Kosovës në sportin e xhudos, duke u shpallur kampion i Evropës.

Lexo po ashtu Akil Gjakova shpallet kampion i Evropës

Xhudisti pejan fitoi pesë ndeshje, para se ta fitojë finalen ndaj Tohar Butbul dhe të shpallet më i miri në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Disa orë pasi u shpall më i miri i Evropës, Akili ka reaguar në profilin e tij privat në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë, e në veçanti trajnerin Driton Kuka.

Lexo po ashtu Kosova e para deri më tani me medalje të fituara në Kampionatin Evropian të xhudos

Postimi pa ndërhyrje i Akil Gjakovës

KAMPION EVROPIAN 2021

Faleminderit te gjitheve per perkrahjen dhe besimin.

Faleminderit trenerit tim Driton Toni Kuka per kohen e kushtuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version