Site icon Telegrafi

Akil Gjakova pranë medaljes, kualifikohet në gjysmëfinale

Akil Gjakova është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Gjakova shënoi tri fitore rresht, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon mjeshtëror, japonezin, Masashi Ebinuma.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Ebinuma është medalist i bronztë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ dhe fitorja e Akilit erdhi në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Vlen të theksohet se dje (e premte) gjatë ditës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljen e argjendtë në Budapest. /Telegrafi/

 

Exit mobile version