Telegrafi

Akil Gjakova përfundon i shtati në Mastersin e Budapestit

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

Akil Gjakova është renditur i shtati në Mastersin e xhudos në Budapest.

Akili garoi të shtunën në kategorinë deri 73 kilogramë.

Me vendin e shtatë, Akili siguroi 468 pikë të rëndësishme për ranglistën botërore. Akili e nisi ditën me fitore ndaj francezit Benjamin Axus.

Më pas e mposhti edhe medalistin olimpik, brazilianin Daniel Cargnin. Në çerekfinale e kishte përballë ish-kampionin botëror, japonezin Soichi Hashimoto