Site icon Telegrafi

Akil Gjakova i pandalshëm, siguron gjysmëfinalen në Grand Slamin e Parisit

Akil Gjakova

Akil Gjakova është duke shfaqur formë fantastike në Grand Slamin e Parisit.

Xhudisti nga Kosova ka arritur me plot sukses të kalojë në gjysmëfinalen e këtij turneu.

Në çerekfinale Gjakova u përball me armenin Karapetian, duke e mposhtur atë.

Akili arriti ta fitojë këtë takim me Ippon.

Në gjysmëfinalen e Grand Slamit të Parisit, Gjakova do të përballet me xhudistin Tsend-Ochir. /Telegrafi/

Exit mobile version