Telegrafi

Akil Gjakova i pandalshëm, kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit në Abu Dabi

Akil Gjakova ka arritur të shkoj në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos në Abu Dabi.

Xhudisti kosovar ka qenë fantastik në luftën ndaj amerikanit Jack Yonezuka.

Gjakova e ka dominuar atë nga fillimi deri në fund të duelit duke arritur të fitoj me Ippon mjeshtëror.

Tani Gjakova ka për synim kalimin në finale për t’i siguruar Kosovës medalje nga ky Grand Slam.

Në gjysmëfinale Akil Gjakova do të përballet me xhudistin kazak Daniyar Shamshayev. /Telegrafi/