Telegrafi

Akil Gjakova i pafat, mjaftohet me medaljen e argjendtë pas humbjes në finale

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova i ka sjell një tjetër medalje evropiane shtetit të Kosovës.

Xhudisti ynë mjaftohet vetëm me medaljen e argjendtë, pasi ishte i pafat në duelin final me rusin Saian Ondar.

Gjakova humbi në finalen e kategorisë nën 73 kg, të Kampionatit Evropian U-23, i cili po mbahet në Podgoricë.

Lexo po ashtu Akil Gjakova siguron medalje evropiane, në finale takohet me xhudistin rus

Deri tek medalja e argjendtë, Akili arriti pas fitoreve ndaj Lukas Vennegold të Gjermanisë, Telman Valiyev të Azerbajxhanit dhe në gjysmëfinale mundi moldavin, Cornel Andries.

Një ditë më parë, medaljen e artë e fitoi edhe xhudistja e njohur Distria Krasniqi, në kategorinë nën 52 kg.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Ndërkohë, xhudistet tjera, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu pësuan humbje duke u eliminuar.

Xhudistja Kuka në kategorinë 70 kilogramë u mposht nga holandezja, Hilde Jager, për shkak të tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka përgëzuar suksesin tjetër madhështor të xhudos, duke iu uruar suksese në rrugën drejt fitimit të normës olimpike Tokyo 2020. /Telegrafi/