Site icon Telegrafi

Akil Gjakova nuk arrin të fitojë medaljen e bronztë në Grand Prixin e Austrisë

Akil Gjakova është mposhtur në ndeshjen e repesazhit duke dështuar të fitojë medaljen e bronztë në Grand Prixin e Austrisë.

Xhudisti pejan ka qenë i pafat në përballjen e repesazhit, duke humbur sikurse në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Në këtë përballje, Gjakova është mposhtur nga xhudisti i Moldavisë, Petru Pelivan.

Me këtë humbje, Akili eliminohet duke humbur mundësinë për të fituar medaljen e bronztë.

Në anën tjetër, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit ndaj me ‘pikë të artë’ ndaj suedezes Anna Bernholm.

Në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë, Loriana do të ndeshet me holandezen Hilde Jager. /Telegrafi/

Exit mobile version