Telegrafi

Akil Gjakova, një fitore larg medaljes së bronztë në Grand Slamin “Baku 2019”

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka shkëlqyer në Baku duke shënuar tri fitore, por u mposht në çerekfinale dhe tani do të kërkojnë medaljen e bronztë.

Pejani Akil Gjakova është një fitore larg ngjitjes në podium në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudisti ynë do të garojë në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria deri në 73 kilogramë.

Akili do të luftojë me xhudstin Rustam Orujov të Azerbajxhanit, medalist i argjendtë i Lojërave Olimpike Rio 2016.

Gjakova sot (e shtunë) shënoi tri fitore, ndërsa u mund në çerekfinale nga izraeliti Tohar Butbul. /Telegrafi/