Site icon Telegrafi

Akil Gjakova i nis me fitore garat në Minsk 2019

Akil Gjakova (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka shënuar fitore në përballjen e parë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Dita ka nisur mirë edhe për xhudistin pejan, Akil Gjakova, i cili ka shënuar fitore në ndeshjen e parë.

Akili ka fituar ndaj në kategorinë deri në 73 kilogramë ndaj bjellorusit Vadzim Shoka.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Në përballjen e radhës çerekfinale, Gjakova do të ndeshjet me Georgios Azoidis nga Greqia.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme (e shtunë), Kosova fitoi dy medalje të arta në Lojërat Evropiane.

Majlinda Kelmendi u stolis me medalje të artë, ndërsa Nora Gjakova u mjaftua me të argjendtën pas humbjes në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version