Site icon Telegrafi

Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, por do të luftojë për medaljen e bronztë

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

Akil Gjakova ka humbur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike Oran 2022.

Xhudisti nga Kosova është mposhtur në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ishte xhudisti algjerian Redouane Messaoud Dris që arriti ta mposhtë Gjakovën me ‘Wazari’ pas shtatë minutave lojë.

Gjithsesi xhudisti nga Kosova ka një tjetër mundësi për të fituar medalje, pasi do të luftojë për medaljen e bronztë. /Telegrafi/

Exit mobile version