Site icon Telegrafi

Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, tani lufton për medaljen e bronztë

Akil Gjakova nuk ka arritur të sigurojë finalen në Grand Slamin e Parisit.

Xhudisti nga Kosova është mposhtur në gjysmëfinale nga xhudisti i Mongolisë, Tsend-Ochir.

Por, Gjakova do të ketë një mundësi tjetër që të marrë medalje, pasi do të luftojë për vendin e tretë e cila i siguron garuesve medaljen e bronztë.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi fantastike, siguron finalen në Paris

Fituesi i vitit të kaluar, u mposht nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir, pas shënimit të artë. Akili tani lufton për medaljen e bronztë, në kategorinë -73 kg.

Kujtojmë që në Grand Slamin e Parisit ishte pjesëmarrëse edhe Nora Gjakova që u eliminua në raundin e parë.

Ndërkohë, Distria Krasniqi ka siguruar finalen në këtë Grand Slam.

Xhudistja që e përfaqëson Kosovën në këtë turne do ta kërkojë medaljen e artë në kryeqytetin francez. /Telegrafi/

Exit mobile version