Site icon Telegrafi

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka humbur ndeshjen çerekfinale ndaj garuesit nga Azerbajxhanit, Hidayet Heydarov.

Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Kampionatit Evropian Tel Aviv 2018.

Xhudisti pejan ka humbur garën nga kundërshtari i tij nga i Azerbajxhanit, Hidayet Heydarov.

Gjakova u mposht me Ippon në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Djaloshi nga Kosova tani do të luftojë për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Lexo po ashtu Nora e artë, xhudistja nga Kosova kampione e Evropës

Ndryshe, dje (e enjte) motra e tij, Nora Gjakova u stolis me medaljen e artë deri në 57 kilogramë, duke fituar në finale ndaj Theresa Stoll.

Garuesja tjetër, Distria Krasniqi u desh të kënaqet me medaljen e argjendtë, pasi u mposht në finale nga rusja, Natalia Kuziutina, në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Distria Krasniqi pëson në finale, merr medaljen e argjendtë
Exit mobile version