Telegrafi

Akil Gjakova mposhtet herët në xhudo, mbetet pa medalje në kampionatin botëror që po zhvillohet në Japoni

Akil Gjakova është mposhtur në rrethin e tretë të kampionatit botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë nga Behruzi Khojazoda.

Xhudisti kosovar ishte tejet i pafat, pasi me humbjen nga Khojazoda, ka humbur shpresat për të fituar një medalje.

Akil Gjakova humbi në rrethin e tretë duke pësuar nga xhudisti nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi ia fituan Kosovës nga një medalje të bronztë. /Telegrafi/