Akil Gjakova është mposhtur në rrethin e tretë të kampionatit botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë nga Behruzi Khojazoda.
Xhudisti kosovar ishte tejet i pafat, pasi me humbjen nga Khojazoda, ka humbur shpresat për të fituar një medalje.
Akil Gjakova humbi në rrethin e tretë duke pësuar nga xhudisti nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.
Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi ia fituan Kosovës nga një medalje të bronztë. /Telegrafi/