Site icon Telegrafi

Akil Gjakova mposht rusin për të shkuar në gjysmëfinale, konsiderohet pretendent për medalje (Video)

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut botëror të IJF, ‘Judo Zagreb 2016’.

Xhudisti nga Kosova triumfoi me një ‘uchi-mata’ kundër rusit Khamkhoev për të vazhduar na fazën tjetër në kategorinë -73kg.

Ai konsiderohet si një prej befasive të këtij turneu që mund ta fitojë medaljen në fund.

“A mund që ai të bëhet xhudisti i parë nga Kosova që fiton medaljen e turneut botëror të xhudos nga IJF”, shkruan në faqen zyrtare të IJF në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version