Telegrafi

Akil Gjakova merr edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror

Akil Gjakova ka vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror të Xhudos.

Xhudisti nga Kosova ka mposhtur jugkoreanin Heoncheol Kang pasi e hedhi bukur me Ippon.

Në këtë duel Gjakova nuk e ka rrezikuar në asnjë moment fitoren duke dominuar kundërshtarin.

Kujtojmë që Akil Gjakova në rrethin e parë e mposhti rumunin Adrian Sulca në kategorinë deri në 73 kilogramë. /Telegrafi/