Site icon Telegrafi

Akil Gjakova kualifikohet në finale të Grand Prix

Foto: Kosovo National Olympic Committee/FB

Akil Gjakova e ka mposhtur medalistin e argjendtë olimpik nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Rustam Orujov, në gjysmëfinale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti ynë u kualifikua në finale, duke siguruar medalje në kategorinë -73 kg.

I urojmë shumë sukses Akilit në finalen e madhe me Fabio Basile të Italisë, medalist i artë nga Rio 2016, kategoria -66 kg.

Finalja e madhe zhvillohet pas orës 17:00.

Për kualifikimin në gjysmëfinale Akili mposhti me ippon, ukrainasin, Artem Khomula, në kategorinë -73 kg.

Ndërsa në rundin e tretë mposhti Victor Cvortov nga Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vlen të theksohet se në këtë garë pjesëmarrëse ishin edhe xhudistet nga Kosova, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, por ato në ditën e parë nuk arritën të fitojnë ndonjë medalje. /KOK/Telegrafi/

Exit mobile version