Telegrafi

Akil Gjakova kalon rrethin e parë, deklason spanjollin Ramirez

Akil Gjakova ka kaluar rrethin e parë të Botërorit të xhudos, Budapesti 2017.

Ai ka mposhtur me ippon spanjollin, Javier Ramirez.

Ky është një tjetër sukses për kosovarin në rrugëtimin e tij drejt medaljes.

Në rrethin e dytë ai do të ketë punë me Rustam Orujovin nga Azerbajxhani. /Telegrafi/