Site icon Telegrafi

Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale të Grand Prixit të Zagrebit

Xhudisti pejan, Akil Gjakova ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen e madhe në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Gjakova i nisi garat pa lojë në raundin e parë, por fitoi në të dytin në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti jonë në këtë raund mposhti me ‘ippon’ xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Pas kësaj fitore, Akili triumfoi edhe në raundin e tretë duke mposhtur Oron Giner të Izralit, fillimisht me një ‘waza-ari’ e pastaj fitoi me ‘ippon’ për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, pejani pati punë me sllovenin Martin Hojak, të cilin gjithashtu e mposhti në kohë të rregullt, duke kaluar në gjysmëfinale.

Akili në gjysmëfinale do të takohet me xhudistin Messaoud Redouane Dris nga Algjeria. /Telegrafi/

Exit mobile version