Telegrafi

Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale, Dardan Cena vazhdon në repesazh

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë, ndërsa Dardan Cena është mposhtur dhe garën do ta vazhdoj nga repesazhi.

Pas Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, edhe Akil Gjakova ka siguruar gjysmëfinalen e Kampionatit të Hapur Evropian në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Akili e mposhti me ‘waza-ari’ bartësin e parë, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov, për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të ndeshet me rumunin Petru Pelivan.

Në anën tjetër, Cena ishte i pafat në përballjen e tij në çerekfinale ndaj italianit Manuel Lombardo.

Megjithatë, xhudisti ynë do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku fillimisht do të ndeshet me Mark Hristov të Bullgarisë. /Telegrafi/