Telegrafi

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Masterit të Dohas në Katar

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

Akil Gjakova ka kaluar me sukses dy pengesat e para në Masterin e xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudisti kosovar ka mposhtur Somon Makhmadbekhov të Taxhikistanit dhe rusin Dennis Lartcev, për të kaluar në çerekfinale.

Aty, Akil Gjkova do të ketë punë me Zhansay Smagulov të Kazakistanit në kategorinë e 73 kilogramëve.

Statusi i plotë i Komitetit Olimpik të Kosovës në lidhje me dy raundet e para të xhudistit tonë (pa ndërhyrje):

Akil Gjakova ka kaluar me sukses dy pengesat e para, për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudisti ynë mposhti në raundin e parë Somon Makhmadbekhov të Taxhikistanit dhe rusin Dennis Iartcev (raundi i dytë), medalist i bronztë botëror nga viti i kaluar.

Akili në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë përballet md Zhansay Smagulov të Kazakistanit. Forca Akil! /Telegrafi/