Telegrafi

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropianit

Xhudisti jonë, Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian për seniorë që po mbahet në Montpellier të Francës.

Pas fitores ndaj xhudistit serb, Bajsangur Bagajev, Akili ka fituar edhe ndeshjen tjetër në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Pejani kësaj radhe ka fituar me ippon përballë xhudistit bullgar, Mark Hristov.

Lexo po ashtu Akil Gjakova mposht xhudistin serb në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian

Me këtë fitore me ‘ippon’, Gjakova ka siguruar kalimin në çerekfinale, ku do të ndeshet me Petru Pelivan nga Moldavia.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, xhudistet nga Kosova fituan dy medalje.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/