Telegrafi

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Xhudisti ynë, Akil Gjakova ka siguruar kalimin në çerekfinalen e Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dita e mërkurë ka nisur për mrekulli për xhudistin tonë, Akil Gjakova, i cili ka shënuar tri fitore radhazi.

Gjakova në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Pas kësaj, xhudisti pejan vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, ku e mposhti Valtteri Olin nga Finlanda.

Në raundin e radhës, atë të tretin, Akili do të përballet me xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulon, të cilin e mposhti gjithashtu për të siguruar çerekfinalen.

Në çerekfinale, xhudisti nga Peja do të ndeshet me amerkanin Jack Yonezuka. /Telegrafi/