Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Prixit që po mbahet në Linz të Austrisë.
Gjakova i ka nisur mirë garat në Austria, duke fituar në dy raundet e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në raundin e parë, Akili e mposhti me ‘ippon’ garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Në raundin e dytë, Gjakova u ndesh me xhudistin nga Austria, Herbert Wicker, të cilin e mposhti brenda minutës së parë me ‘ippon’.
Me këtë fitore, xhudisti jonë kaloi në raundin e tretë ku u ndesh me Martin Hojak të Sllovenisë, të cilin gjithashtu e mposhti pa shumë vështirësi.
Kështu, Gjakova e siguroi çerekfinalen e madhe të kategorisë deri në 73 kilogramë, ku do të ndeshjet me Adil Osmanova të Moldavisë.
Përveç Akilit, sot po të garojnë edhe Loriana Kuka, e cila ka kaluar në raundin e tretë, ndërsa Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë. /Telegrafi/